IZbardhen të tjera detaje rreth krimit të dyfishtë që tronditi dje Gramshin dhe jo vetëm, ku 80-vjeçari Xhevat Sinani vrau gruan dhe vëllain e tij.
Ngjarja ndodhi në Tërvol të Gramshit. I moshuari cili ka dhënë dëshmi kontradiktore dhe të ndryshme, pasi rezulton se vuan dhe nga probleme të shëndetit mendor.
Në dëshminë e tij të dytë Sinani ka pohuar se si fillim ka vrarë vëllain e tij me sëpatë në oborrin e banesës dhe më pas ka shkuar brenda dhe ka dhunuar të shoqen, të cilët dyshohet se e ka mbytur dhe më pas goditur me sëpatë. Ngjarja horror dyshohet se ka ndodhur për motive xhelozie, pasi i moshuari mendonte se vëllai Shaqiri, i ngacmonte gruan, Zegjinenë, 72 vjeçe.
“Gruan e torturova dhe e mbyta. Vuajti shumë, e godita dhe me sëpatë. Vëllai nuk vuajti”, mësohet të jetë shprehur në dëshminë e tij makabre 80-vjeçari./BW