Charles McGonigal, ish-agjenti special në krye të Divizionit të FBI-së në Nju Jork, dyshohet se u spiunua nga Allison Guerriero, gruaja me të cilën kishte lidhje jashtëmartesore. Goditjen, ajo ia dha pasi McGonigal i dha fund lidhjes së tyre dhe zbuloi se nuk do ta linte gruan e tij.
‘DailyMail’ shkruan se gjatë kohës së saj me McGonigal, Guerriero zbuloi një çantë me para në apartamentin e tij në Park Slope, Brooklyn në tetor 2017. Kur ajo e pyeti për këtë, ai pretendoi se i kishte fituar paratë përmes bixhozit në një lojë bejsbolli. Guerriero pretendoi se lidhja e tyre zgjati më shumë se një vit dhe se ai shpenzonte shuma të mëdha parash për të dhe bënte seks në automjete në pronësi të FBI-së.
SHPENZIMET PËR TË: Kur çifti u takua, Guerriero ishte 44 vjeçe dhe ishte një ish-mësuese zëvendësuese e kopshtit. McGonigal, në atë kohë ishte 49 vjeç dhe sapo kishte filluar një punë të re në zyrën e FBI-së në Nju Jork.
Guerriero tregoi me detaje se si McGonigal shpenzonte për të, shumë më tepër se sa mund t’ja lejonte paga e tij e FBI-së. Ai i jepte asaj dhurata prej 500 ose 1000 dollarë për ditëlindjen dhe Krishtlindjet, madje i jepte dhe personave të pastrehë 100 dollarë në rrugë.
Duke qënë e pirë dhe xheloze, Guerriero i dërgoi email shefit të McGonigal, William Sweeney, i cili ishte në krye të zyrës së FBI-së në New York City. Ajo i zbuloi atij detaje të lidhjes së bashku si dhe i zbuloi se kishte vënë re se McGonigal kishte kontakte në Shqipëri.
Në një intervistë me Insajder, Guerriero pretendon se McGonigal përdori burimet e FBI-së për marrëdhënien e tyre, duke përfshirë të bërit seks në një automjet të FBI-së. Ajo vë në dukje se si McGonigal mund të ketë abuzuar edhe me pozitën e tij të besimit, pasi kishte hapur një herë një hetim të FBI-së ndaj një shtetasi amerikan që loboi për një kundërshtar të kryeministrit shqiptar, me të cilin ai ishte afruar.
Në aktakuzë thuhet se McGonigal shoqërohej nga ish-spiuni i paidentifikuar kur u takua fshehurazi me kryeministrin shqiptar Edi Rama në shtator 2017, ku i dha Ramës ‘parafernalitë e FBI’ dhe i ofroi këshilla për licencat fitimprurëse të shpimit të naftës.
McGonigal akuzohet gjithashtu se ka fshehur nga FBI detajet kryesore të një udhëtimi të vitit 2017 në Shqipëri me ish-zyrtarin e inteligjencës shqiptare, i cili dyshohet se i ka dhënë të paktën 225,000 dollarë në tre pagesa të veçanta në para. Sipas Departamentit të Drejtësisë, McGonigal u takua me kryeministrin e Shqipërisë dhe i kërkoi të bënte kujdes në dhënien e licencave të shpimit të fushës së naftës në vend për kompanitë ruse.
Tre vjet pas dërgimit të emailit, agjentët federalë u shfaqën në derën e saj për të pyetur për McGonigal së bashku me akuzat që ajo kishte bërë për ndonjë lidhje me Shqipërinë. Madje i kanë treguar edhe një foto të McGonigal me kryeministrin shqiptar.
Agjentët e morën në pyetje për të gjitha komunikimet e saj me McGonigal dhe u fokusuan veçanërisht në çdo ‘pagesë ose dhuratë’ që ai mund t’i kishte dhënë.
“Charlie McGonigal i njihte të gjithë në botën e sigurisë kombëtare dhe të zbatimit të ligjit,” tha Guerriero për Insider. ‘Ai i mashtroi të gjithë. Pra, pse duhet të ndihem keq që ai mundi të më mashtronte?’
Guerriero ka pranuar se inati i saj ndaj tij e bëri atë të kryente vetë disa sjellje obsesive dhe shqetësuese, duke përfshirë edhe shkrimin për familjen e McGonigal.
“Unë vërtet e teprova. Unë i ngacmova. Unë nuk do ta mohoj këtë. Isha e tmerrshme për ta’.
Gjërat u bënë aq keq në fund të Guerriero-s pas përfundimit të lidhjes, saqë ajo kaloi një natë në burg pasi ngacmoi gruan e McGonigal, Pamela, dhe fëmijët e saj.
Charles McGonigal, u lirua nga gjykata federale e Manhatanit me një garanci prej 500,000 dollarësh, pas arrestimit për akuzat e paraqitura. Një nga aktakuzat, e ngritur në Manhattan, akuzoi McGonigal për shkelje të ligjeve të sanksioneve të SHBA-së duke punuar për Oleg Deripaska, një mik miliarder i Vladimir Putin, pas tërheqjes së tij në 2018 nga FBI.
Pak ditë pasi u publikua dosja e plotë dhe aktakuza me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës.
McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare.
Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin.
Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal.