Tre ‘skifterë’ shqiptarë të moshës 22, 25 dhe 43-vjeç kanë rënë në prangat e policisë spanjolle.
Mediat shkruajnë se shqiptarët ishin pjesë e një bande të vendosur në Vigo, ku kryenin grabitje banesash.
25-vjeçari dhe 43-vjeçari thanë para autoriteteve se kishin shkuar në Spanjë me pushime, ndërsa i riu shtoi se kishte shkuar për të studiuar. Kur gjykata u shpreh se do të dilte me urdhrin për t’i kthyer në vendlindje, njëri prej tyre deklaroi se ndihej i kërcënuar në Shqipëri sepse vjehrri i tij donte ta vriste. Mësohet se shqiptarët do të transferohen përkohësisht në CIE (Qendra e Internimit të Huaj) në Valencia, deri në dëbimin e tyre.
‘Skifterët’ thanë se më parë kishin qenë në Barcelonë, Madrid dhe Coruña.