Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari janë ndëshkuar nga “Big Brother” pasi kanë shkelur rregullat.
Ata folën për nominimet, një rregull ky që ndalohet nga Vëllai i Madh, të diskutohet në shtëpi. Arbana ju tërhoqi vëmendje dhe njoftoi se ata do të kenë zero buxhet deri në një afat të pacaktuar. Ndërsa banorët e tjerë, do të kenë buxhet të përgjysmuar.
Luizi: Unë për vete thjesht them që do nominoj këto persona.
Arbana: Nuk lejohet, është e ndaluar.
Olta: Unë vetëm momentin e fundit që fola për Diolën, isha pjesë e kësaj bisede.
Arbër: Unë mendoj se diskutimi i nominimeve është thelbësor në këtë lojë. Shpesh herë banorët nuk kanë treguar takt kur flasin për dikë aty brenda. Lojtarët nuk e kanë vrarë mendjen fare që kanë folur për nominimet. Ju sugjeroj që kjo gjëja të mos bëhet precedent.
Tea: Luizi ma tha hapur që do bëhet bashkë me Oltën, për të hequr tullën (Tean).
Zhaklin: Më duken diskutime vanitoze. Ndonjëherë banorët duket sikur janë në pazar. Pse i tregoni strategjitë e tua brenda në shtëpi?
Luizi: Ti merre si të duash, ose si të vërtetë ose si strategji.
Zhaklin: E para ju po thyeni rregullat. Tani po pyes, ju e keni strategji, apo jo? Ti në fillim hyre me çekiç në dorë, tani e ke përmirësuar imazhin tënd.
Luizi: Është meritë e Kiarës.