Alfonc Cunaj, 30-vjeçari shqiptar, banues në Campione të Italisë, ka përfunduar në pranga pasi akuzohet për tentativë zhvatjeje.
Mediat italiane shkruajnë se Cunaj u arrestua nga karabinierët, teksa përpiqej t’i zhvaste 19 mijë euro një personi.
Verën e kaluar, Cunajt i ishte sekuestruar një valixhe me drogë dhe kjo gjë i kishte prishur punë pasi nuk kishte ‘korrur’ asnjë fitim prej saj. Kështu, personit që mbante më parë ngarkesën e marijuanës, Cunaj i kishte ushtruar një sërë presionesh për të marrë paratë që i detyroheshin.
Përgjimi i vazhdueshëm i Cunajt, nga vera e kaluar, ka bërë që karabinierët të zbulonin këtë tentativë zhvatjeje.