Shpërndante kokainë ne lagjet e Tiranës, arrestohet i riu

 

Policia e Tiranës ka arrestuar një të ri në kuadër të operacionit të koduar “Collaboration”, pasi ky i fundit akuzohet se shpërndante kokainë në kryeqytet.

Gjatë kontrollit të policisë në banesën e 30-vjeçarit Erald Shullazi janë sekuestruar dhjetëra doza kokainë, gati për shitje, rreth 90 gram sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë në proces për tu ndarë në doza, si dhe një peshore elektronike.

Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Collaboration”, për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së drogave të forta.

Vihet në pranga 1 shtetas që shpërndante doza kokaine, në Tiranë.

Sekuestrohen dhjetëra doza kokainë, gati për shitje, rreth 90 gram sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë në proces për tu ndarë në doza, si dhe një peshore elektronike.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të shitjes së lëndëve narkotike, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Collaboration”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi E. Sh., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Në Unazë të Re, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin E. Sh. Gjatë kontrollit në automjet, u gjet dhe u sekuestrua sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës dhe të ambientit ku punonte 30-vjeçari, u gjetën sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje, dhe një peshore elektronike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike, e shpërndante atë në doza, në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në Unazë të Re.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *