Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i ka bërë thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti-covid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Në njoftim thuhet se në 201 testime të kryera 24 orët e fundit, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, në bashkitë: 2 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Lezhë, Sarandë.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë 123 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,504 që nga fillimi i epidemisë.
Testime totale 2,030,217
Raste pozitive 333,223
Raste të shëruara 329,504
Raste Aktive 123
Humbje jete 3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 99
Vlorë 11
Fier 9
Durrës. 2
Berat. 1
Shkodër 1