Kishte dalë për të kullotur bagëtitë; zhduket 69-vjeçari (Emri)

Një 69-vjeçar nga fshati Dhivër në Finiq, ka humbur kontaktet me familjen gjatë mbrëmjes së sotme. Sipas denoncimit të bërë nga familjarët e tij, shtetasi Taqi Bërxulla doli në mbrëmje për të kullotur bagëtitë, por nuk është kthyer më. Bagëtitë janë kthyer në shtëpi, ndërkohë bariu 69-vjeçar rezulton i humbur.

Të shqetësuar familjarët kanë pyetur fqinjët dhe barinj të tjerë nëse e kishin parë njeriun e tyre, por ata thanë se nuk e kishin parë.

Aktualisht banorë të fshatit Dhivër, të ndihmuar edhe nga shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses së Finiqit po krehin zonën e kullotës në kërkim të 69 vjeçarit Taqi Bërxulla.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *