Banesa në Korçë përfshihet nga flakët, shpërthen bombula e gazit

Rritja e temperaturave në vend duket se po krijon probleme për sa i përket zjarreve. Në Korçë raportohet se në lagjen 17,  një banesë është përfshirë nga flakët. Nga informacionet e deri tanishme mësohet se shkak i zjarrit ka qenë rrjedhja e një bombol gazi. Nga fotografitë e mbërritura në redaksi duken rrobat e djegura të familjes të cilat janë hedhur nga dritarja e apartamentit.

Fatmirësisht nga shpërthimi i bombolës nuk ka njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale. Zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje për të shuar flakët, ndërsa policia po bën zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *