Pas Allegrit, Cristiano Ronaldo hetohet për pastrim parash

TURIN, ITALY - AUGUST 25: Cristiano Ronaldo of Juventus celebrates a victory at the end of the Serie A match between Juventus and SS Lazio at Allianz Stadium on August 25, 2018 in Turin, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Zyrat kundër pastrimit të parave të Bankës së Italisë kanë nisur të hetojnë të ardhurat e Cristiano Ronaldos. Më parë nën hetim është vënë dhe Massimiliano Allegri, për transaksione të dyshimta të lidhura me botën e basteve dhe bixhozin. Për Ronaldon, ka dyshime në lidhje me tre tërheqje parash prej 220 mijë eurosh nga ana e tij midis Dhjetorit 2020 dhe Shkurtit 2021.

Një shumë e lartë për këdo, por padyshim jo për Ronaldon, që flukset e parave janë natyrisht më të larta se të qytetarëve të thjeshtë. Duke iu referuar këtyre burimeve, Ronaldo ka shpenzuar 31.4 milionë euro nga 1 Janari 2020 deri më 31 Mars 2021, periudhë ku të ardhurat për sulmuesin arritën në 33.9 milionë euro. Në praktikë shuma e theksuar në raport korrespondon me 5% të shumës së mbledhur në dy muaj, ose 0.7% të shpenzimeve totale në periudhën e konsideruar.

Një hetim që mund të detyrojë Ronaldon për t’u larguar nga Italia, me sirenat e merkatos që bien nga shumë skuadra Europiane. Paris Saint-Germain, Real Madrid dhe Manchester United kanë shfaqur interes për të firmosur me 36-vjeçarin, që pas tre viteve te Juventus po mendon për një eksperiencë të re.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *