Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka shkuar në SPAK. Mësohet se Cani është thirrur për t’u marrë në pyetje nga prokurori Elvin Gokaj dhe ndodhet aty që prej orës 09:00.
Bëhet me dije se ish-ministri do të pyetet për një çështje që lidhet me privatizimin e një ndërtese, të një ish-furre buke. Sipas Canit ai është thirrur në cilësinë e deklaruresit, pasi ish-pronarët e tokës kanë kryer një kallëzim në shtator të vitit të kaluar.
Pritet që detaje të reja të dalin në dritë në lidhje me dëshminë e ish-ministrit Cani.