Këto produkte ushqimore nuk do të keni mundësi t’i shijoni më, ja pse

Së fundmi, Qendra Ndërkombëtare e Agrikulturës Tropikale ka publikuar një raport ku tregon se 5 ushqime të përditshmërisë sonë do të zhduken në vitet e ardhshme. Kjo do të vijë për shkak të temperaturave të larta dhe thatësirave që po sjell ndryshimi klimatik. Ndërkaq, në vitin 2050 këto pesë produkte ushqimore nuk do të kemi mundësi t’i shijojmë më.

Një nga pijet më të konsumuara në botë është kafeja. Ajo është në rrezik zhdukjeje pasi prodhohet në vendet e Amerikës së Jugut dhe Afrikës për shkak të kushteve të shiut dhe të lagështirës. Por, thatësirat e zgjatura mund t’i japin fund kultivimit të kafesë deri në vitin 2050. Sa i përket kakaos, në Ganë dhe në Bregun e Fildishtë, që janë prodhuesit kryesorë në botë të këtij produkti, temperaturat do të rriten me më shumë se dy gradë deri në vitin 2050.

Banania ka nevojë për një klimë të moderuar dhe shumë ujë për t’u pjekur, por ndryshimet klimatike po sjellin thatësira dhe parashikohet që pas vitit 2050, mos ta kemi më këtë frut. Nuk do të ketë më verë në vitin 2068. Temperaturat e larta dhe thatësirat e tejzgjatura po shkatërrojnë vreshtat. Ah dhe e fundit është mjalti. Insektet po humbasin aftësinë e tyre pjalmuese. Fundi i mjaltit mund të vijë në vitin 2070.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *