Projektet për sitet e trashëgimisë kulturore/ Margariti: Të kuptojmë e dënojmë krimet ndaj monumenteve

Në Komisionin oër Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik u mbajt seanca dëgjimore me Ministren e Kulturës, Elva Margariti, për sitet e trashëgimisë kulturore në vend. Ministrja u shpreh se është e pamundur të restaurohen të gjithat objektet e dëmtuara nga shkaqe natyrore dhe jo vetëm.

Ajo e vuri theksin në të kuptuarit e krimeve ndaj monumenteve të kulturës. Sipas Margaritit prokurorët dhe gjykatësit duhet të trajnohen për të ashpërsuar dënimet.

“Bonusi i rijetëzimit bën bashkë shumë nisma, shumë nevoja që kanë qytetarët apo shteti. Nëse do të investonim vetëm në momumentet e kulturës, do të investonim në pika të ndryshme të qyteteve”– u shpreh Margariti.

Ministrja përmendi disa nga projektet e vitit 2023, për restaurimet e objekteve. Por, sipas saj është e pamundur të përfshihen në listë të gjitha sitet e dëmtuara. Prandaj është bërë një filtër i objekteve më të rrezikuara.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *