Lulzim Basha reagoi për herë të parë lidhur me arrestimin e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal. Ish-kryedemokrati bëri një postim të shkurtër në rrjetet sociale, duke mos dashur të japë asnjë mesazh të drejtpërdrejtë për gjithçka që po ndodh në politikën shqiptare.
“E drejta vonon por nuk harron! Me SHBA në krah Shqipëria mund dhe do të bëhet vendi i mundësive për shqiptarët”, shkruan Basha në Twitter.
Nga drejtësia amerikane, përveç thyerjes së sanksioneve, duke ndihmuar një oligark rus, ish-zyrtari I FBI po hetohet edhe për para të padeklaruara, të marra borxh nga miku i tij, biznesmeni shqiptaro-amerikan Agron Neza. Pikërisht këtë 225 mijë dollarësh borxh, opozita e quan ryshfet të Ramës për të shpikur skandalin e lobimit.
Reagimi i Lulzim Bashës erdhi pasi Sali Berisha e quajti sërish “peng” dhe pretendoi se ka ‘kyçur gojën’ pasi e ka urdhëruar ambasadorja Yuri Kim.