Blero i jep fund beqarisë, zbulon planet e afërta për martesë

Këngëtari i njohur Blero Muharremi së fundmi, ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të ndarjes së tij nga modelja e njohur Afrona Dika. Por duket se Blero nuk ka humbur kohë për t’u hedhur në krahët e dikujt tjetër, madje duket se në planet e tij të afërta është një martesë tjetër.

Në dy muajt e ardhshëm këngëtari mund të celebrojë dashurinë e tij me vajzën që është shfaqur së fundmi në rrjetet sociale. Këtë “sekret” të tij e zbuloi Labinot Gashi, miku i Bleros teksa ishte i ftuar në emisionin “Zemër Luana”.

Gjatë një loje, Labi duhet të telefononte një personazh të famshëm e më pas të vendoste kufjet në vesh dhe pa e dëgjuar personin duhet t’i përgjigjej përmes fjalëve të këngëtarit Ermal Fejzullahu.

Moderatori vendosi të telefononte Bleron. E teksa po zhvillohej biseda, Blero i tha se do të martohej pas 2 muajsh, por kur kuptoi se ishte e gjitha një lojë e Labit, ai tha se po bënte shaka.

Më herët, është raportuar se vajza që i ka vjedhur zemrën këngëtarit është shqiptare, e cila jeton në Mynih të Gjermanisë dhe nuk ka të bëjë me botën e showbizit, prandaj Blero ka vendosur ta mbajë sekret identitetin e saj.

Gjithashtu, është konfirmuar se njohja e tyre ka nisur që në verën që lamë pas.

Kujtojmë që disa kohë më parë ai publikoi një foto në Instastory ku dukej me një vajzë bionde. Pikërisht ky imazh paska qenë një konfirmim i romancës së re të Bleros.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *