Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia në Korçë për vendosjen e basteve sportive ilegale.
Në pranga është vendosur shtetasi me iniciale A.H., i cili në lokalin e tij, vendoste skedina përmes celularit. Gjatë kontrollit në lokalin në lagjen nr.5, policia gjeti dhe sekuestroi 2 telefona celularë.
Njoftimi i policisë:
U kap në flagrancë teksa vinte baste sportive në lokalin e tij, përmes disa celularëve, vihet në pranga 38-vjeçari dhe i sekuestrohen celularët.
Në vijim të operacionit policor të koduar “Basti i fundit”, për goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e organizimit të lojërave të fatit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 38 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen nr. 5, në lokalin e 38-vjeçarit, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 celularë që përdoreshin për vënien e basteve sportive.