Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Kamëz, pasi ka plagosur me thikë dy persona.
Uniformat blu raportojnë se 17-vjeçari i arrestuar ka vjedhur materiale ndërtimi, në një magazinë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan një shtetas 17 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, në Kamzë, ka goditur me mjet prerës, 2 shtetas.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 17-vjeçari i arrestuar ka vjedhur materiale ndërtimi, në një magazinë.