Kishte fshehur në garazh drogë me vlerë 4 mln euro, arrestohet shqiptari në Itali

Policia italiane ka vënë në pranga një 24-vjeçar shqiptar, pasi akuzohet për trafikim kokaine. Sipas mediave vendase, i riu kishte kthyer garazhin e banesës së tij në vendin ku shiste kokainën.

Pas kontrolleve, policia italiane i gjeti shqiptarit një sasi prej 75 kilogramë kokainë, të cilën e kishte fshehur në makinën që kishte parkuar në garazh. Po ashtu policia ka mundur të arrestojë edhe një 46-vjeçar, i cili bashkëpunonte me shqiptarin. I arrestuari i dytë ishte me orgjinë nga Roma.

Sipas raportimeve në mediat italiane, nëse droga do të arrinte të shitej do të kapte vlerën e të paktën 4 milionë eurove.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *