Meta mes demokratëve në Vorë: Do t’i dërrmojmë me uraganin mbarë popullor

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka qenë sot i pranishëm në 32-vjetorin e krijimit të Partinë Demokratike në Vorë.

Në fjalën e tij, Meta tha se mbështeste kandidatin e dalë nga Primaret Indrit Hoxha duke besuar se duke dalë fitues nga zgjedhjet e 14 majit, ai do të bënte çfarë ishte e nevojshme për të përmirësuar jetën e qytetarëve.

Kreu i PL theksoi se përballë në zgjedhjet lokale, opozita nuk do të jetë kundër një partie, por kundër një sekti-regjim, që do të arrihej të përmbysej me uraganin mbarëpopullor.

“E nisa ditën me doktorin e po e përfundoj me doktorin. Ju keni sot rastin për ta takuar por dua t’ju them se jam i lumtur t’ju uron përvjetorin e krijimit të PD në Vorë. jam i lumtur që nga Primaret siç kanë dalë disa superkandidatë, si Luçiano Boçi, Belind Këlliçi, Igli Cara, kemi edhe një super kandidat në Vorë. Vora sa i takon rëndësisë demografike nuk është nga bashkitë më të mëdha të vendit, por ka potenciale të jashtëzakonshme. Indrit Hoxha besojmë që do bëjë një punë të jashtëzakonshme që potencial t’i vërë në dobi të qytetarëve.

Kam frikë se do detyrohemi të marrin lejen e vendbanimit të Vorë. Mbështetjen më të pakufishme për fitoren e 14 majit, opozitën e bashkuar.

Përballë nuk kemi një parti, por një sekt regjim që do ta dërrmojmë me uraganin mbarë popullor”, tha Meta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *