Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar detaje të reja lidhur me mënyrën e komunikimit me rrjetet e kriptuara, ku mesa duket nuk bëjnë pjesë vetëm personat e botës së krimit.
Në fjalën e tij gjatë emisionit “Opinion”, Artan Hoxha tha se bisedat i kishte parë kur kishte shkuar në Belgjikë për të dëshmuar për dosjen “Toyota Yaris”.
“Kur isha në Belgjikë për Yaris, prokurorët belgë kishin marrë shumë të dhëna nga aplikacionet e kriptuara. Me Sky nuk ke shënuar asnjë emër është e vështirë që të identifikohesh. Por ata kishin pafund të dhëna komunikimi, por nuk i identifikonin dot. Telefona të tillë përdornin edhe politikanë, edhe punonjës policie. Komunikimi i kriptuar është i nevojshëm për botën e krimit. Sot përdoret shumë Signal dhe Telegram. Rasti i Sky, prokuroria jonë duhet të marrë materialin, por ishte e vështirë që ta deshifroje. Mund të ndihmojë në shumë hetime”, tha Hoxha.