Korça është “zgjuar” e zbardhur nga dëbora. Reshjet e dëborës në Qarkun Korçë kanë nisur rreth orës 07:30 të mëngjesit të ditës së sotme, teksa gjatë natës nuk kanë qenë prezente.
Temperatura maksimale në Qarkun Korçë është 3 gradë Celsius, teksa ajo minimale ka arritur deri në – 3 gradë C.
Kontraktorët janë në gatishmëri për mirëmbajtjen dimërore, në rast se do të ketë probleme në akset rrugore të qytetit.