Ligji i ri në Korenë e Veriut/ Dënohet me vdekje kush vesh xhinse dhe sheh filma të huaj

Koreja e Veriut/ Si një shtet diktatorial që është, Koreja e Veriut ka vendosur një ligj të ri për të ndaluar veshjen e xhinseve dhe transmetimin e filmave të huaj në këtë shtet. Dhe duke qenë një shtet i tillë, as dënimi nuk duhet që të na habisë. Çdo njeri që vesh xhinse dhe sheh filma të huaj do të dënohet me vdekje.

Ky lloj ligji përforcon akoma më shumë faktin se Koreja e Veriut dëshiron me patjetër të zhdukë çdo ndikim të huaj nga vendi.

Siç raporton edhe BBC, kushdo që shikon filma nga Koreja e Jugut, Shtetet e Bashkuara ose Japonia nuk do të ketë më shpëtim.

Në fakt izolimi i njerëzve në shtetet diktatoriale është diçka e zakonshme për udhëheqësit pasi duke e mbajtur popullin e ‘pa ditur’, të paarsimuar dhe të pa dalë, mundësitë që ata të revoltohen në protesta dhe të kërkojnë të drejtat e tyre janë pothuajse 0.

 

/Burimi: BBC/ Përshtati: Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *