Astrologia e njohur: Një gaforre si Luizi në muajin e tij më të mirë, ja çfarë do të ndodhë me Kiarën

Astrologia e njohur Meri Shehu ka bërë parashikimin e muajit për të gjitha shenjat e horoskopit teksa në vija të përgjithshme ky është një muaj i mirë astrologjik. Në parashikimin e saj mbizotronte mbi të gjitha ekonomia e mirë dhe dashuria.

Meqë jemi në maninë e “Big Brother VIP”, kemi zgjedhur të marrim veç dy shenja, gaforren dhe bricjapin.

Në këtë sens, një gaforre si Luizi do të kenë një stimul të mirë ekonomik por edhe erotik. Sipas Meri Shehut, Gaforret do të gjejnë lekë kudo që fusin dorën.

Gaforrja– Afërdita në shenjën e Peshqve deri në datën 20 i jep fat Gaforreve të udhëtojnë, të kontaktojnë, të ikin larg të gjejnë para, të kenë një stimul të mirë dhe erotik. Më në fund do ta shohin veten e tyre sublime dhe mirë, mund të gjejnë lekë kudo që të fusin dorën.

Ndërkohë që një bricjap si Kiara, pas datës 20 shkurt do filloj t’ju ecë fati. Sipas astrologes deri më datë 5 duhet të bëhet kujdes me punën teksa ekonomia do të jetë e favorizuar këtë periudhë.

Bricjapi- Do marrin pasuri, shtëpi, toka, pas datës 20 shkurt do fillojë t’iu ecë fati. Mund të luajnë bingo, sport e ç’të duan dhe favorizohen në ekonomi. Kujdes me punën deri në 5 Shkurt.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *