“Kahraman” martohet me partneren 24 vite më të re

Aktori i njohur turk Ozcan Deniz, i njohur nga roli i “Kahraman” është martuar me partneren e tij stilisten me origjinë nga Irani, Samar Dadgar, 28 vjeç. Çifti kanë një vit e gjysmë bashkë. Lajmin e martesës e dhanë përmes rrjeteve sociale duke postuar pamje nga dasma, e cila ka qenë një ceremoni e qetë dhe private.

“Ti je një guralec i veçantë që unë e gjeta teksa shihesha në pasqyrën e një uji të kulluar, i bukur dhe me të meta të cilat dua t’i ruaj, e shtrenjta ime. Nuk ka mbaruar, nuk do të mbarojë! Ti je po-ja ime, jeta ime”, ka shkruar aktori.

Ndërsa stilistja ka postuar një foto ku shihen duart e saj rreth kokës së Deniz dhe shkruan: “Çdo histori dashurie është e bukur, por e jona është e parapëlqyera ime”. Në një tjetër foto, ku kanë pozuar si çift, ajo shkruan: “Të zgjedh ty dhe do të të zgjedh sërish e sërish. Pa pushim, pa dyshim në zemër. Do vazhdoj të të zgjedh ty në mijëra jetë, në qindra botë, në çdo version të realitetit, do të të gjeja ty bashkëshorti im”.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *