Piku i infektimeve nga gripi, mbi 17 mijë të prekur të javë, ky intensitet deri në mes të shkurtit

Fundi i janarit shënon pikun e infektimeve nga gripi. Instituti i Shëndetit publik deklaron se infeksionet respiratore kanë arritur kulmin e qarkullimit në të gjithë vendin.

Deri 17 mijë të prekur në jave raportohen me grip dhe me viroza të tjera respiratore, edhe pse shifrat reale janë shumë më të larta. Sipas epidemiologëve jemi në një situate të zakonshme të gripit ashtu si edhe në vitet para pandemisë. Edhe pse mjekët flasin për një qarkullim të nivelit mesatar të gripit ai po dominon fuqishëm ndaj COVID-19.

Këtë periudhë rastet me koronavirus janë shumë më të pakta se ato me grip dhe viroza të tjera. Epidemiologët thonë se ky pik infektimesh do të vijojë i tillë edhe për 10 ditët e para të shkurtit të cilat do të jenë edhe më të ftohtat e dimrit deri tani.

Gripi i tipit A dhe B këtë vit është shumë më agresiv edhe se nënvariantet e Covid-19. Sipas mjekëve sëmundja po kalohet më rëndë nga të gjitha grupmoshat pasi gjatë tre viteve pandemi popullata humbi imunitetin ndaj gripit. Megjithatë deri tani nga Instituti i Shëndetit Publik nuk raportohen vdekje nga gripit dhe prej kohesh as nga Covid-19./A2CNN

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *