Skandali ‘McGonigal’, Bardhi i përgjigjet SPAK, dorëzon aktpadinë e prokurorisë amerikane

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur kërkesës së SPAK për dorëzimin e aktpadisë fillestare të drejtësisë amerikane.

Kjo aktpadi lidhet me hetimet që nisi prokuroria e posaçme pas skandalit të ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal dhe zbulimit të lidhjes së tij me qeverinë shqiptare.

Bardhi ka dërguar materialet e kërkuara, teksa në letër ai shprehet se ka besim që SPAK të kryejë një hetim të plotë lidhur me këtë çështje.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *