Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i bëri një ftesë publike Belind Këlliçit që të bëhet kandidat zyrtar i PD-së.
Analisti Andi Bushati i kujtoi Bardhit se më herët vetë ai deklaroi në një emision televiziv që nuk do të votojë për Këlliçin dhe Bardhi i sqaroi se ajo që tha ishte se nuk do të votonte për partinë e Ilir Metës.
“Po ai po bën fushatë me Ilir Metën,” – iu përgjigj Bushati.
“Ai le të bëjë fushatë edhe me Hysni Milloshin po të dojë. Nëse Belind Këlliçi dëshiron të kandidojë si kandidat i Partisë Demokratike unë marr gjithë përgjegjësinë që cilido ta ketë vulën edhe firmën, Belind Këlliçi të jetë kandidati zyrtar i Partisë Demokratike,” – u shpreh Bardhi.