KQZ miraton votimin elektronik në këto 3 bashki/ Ja çfarë thotë Celibashi për listat e PD

Në zgjedhjet e 14 majit do të kryhet votim dhe numërim elektronik në 3 bashki të vendit, përkatësisht në Vorë, Kamëz dhe Elbasan. Vendimi u miratua sot në mbledhjen e KQZ. E parashikuar fillimisht vetëm Vora, KQZ zgjeroi hartën edhe me dy Bashki të tjera për votim dhe numërim elektronik më 14 maj pas miratimit të fondit shtesë nga qeveria. Me VKM Këshilli i Ministrave akordoi një fond shtesë prej 800 mln lekësh për KQZ.

Ndërsa demokratët janë paraqitur me dy lista në KQZ për anëtarët e KZAZ-ve më 14 maj, për kreun e KQZ vendimmarrja është e qartë. “Gjithcka do të kryhet në zbatim të ligjit”, tha Celibashi, ndërsa shtoi se në institucionin që ai drejton Indrit Sefa, është është përfaqësues i PD në KQZ që prej marsit të vitit të kaluar

“Është ky fakt. Pra, kemi dy propozime për anëtarë të KZAZ nga z. Sefa që është përfaqësues i PD në KQZ që prej marsit të vitit të kaluar. Kemi edhe një propozim të sjellë nga z.Noka, në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të PD. Formalisht kemi dy kërkesa dhe formalisht KQZ do bëjë vlerësimin. Jemi në proces të verifikimit të dokumentacionit mbi propozimet për anëtarë të KZAZ të të gjitha partive, jo vetëm të PD” – u shpreh Celibashi.

Kreu i KQZ-së u shpreh se nuk i takon atij të këshillojë partinë kryesore të opozitës si duhet t’i zgjidhin problematikat e tyre. Prandaj, sipas tij grupet brenda Partisë Demokratike do ishte mirë ta zgjidhnin mes njëri-tjetrit këtë problem.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *