E rëndë në maternitetin “Koço Gliozheni”/ 30-vjeçarja humb jetën pak ditë pasi lindi foshnjën

Pas ngjarjes së Elbasanit një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 30-vjeçare ka ndërruar jetë 4 ditë pasi ka lindur në maternitetin “Koço Gliozheni”.

Mësohet se e reja ka ndërruar jetë pas lindjes natyrales. Lindja është kryer ditën e shtunë. Pasi ka qëndruar në spital 24 orë, ka dalë me dëshirën e saj dhe ka ikur në shtëpi.

Gruaja e re ka shfaqur probleme debulese dhe dje pasdite ka shkuar sërish në maternitet, ku edhe është ranimuar, por pavarësisht ndihmës se bluzave te bardha, ditën e sotme ka humbur jetën. Mësohet se nëna nuk kishte hemorragji dhe nuk ka pasur probleme në lindje.

Sakaq pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të konfirmuar shkakun.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *