Një i dënuar për vrasje ka goditur punonjësin e policisë në burgun e Drenovës.
I dënuari është Osman Vani, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm për veprën penale të vrasjes. Ai po mbahet nën masa të sigurisë së lartë, ndërsa ka goditur poliçin Erjon Çekiçi.
Polici ka marrë dëmtime të lehta, ndërsa materialet i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme.