Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar mbështetjen sipas tij të pakushte të ambasadores Yuri Kim ndaj qeverisë dhe se sipas tij është e kapur ashtu si skandalin ‘Mcgonigal’.
“Yuri Kim heshti po njësoj si Rama, shkelmoj kushtetutën e saj dhe te vendit tonë sepse ky kurrsesi nuk mund të jetë morali dhe fryma e ShBA. Sulmet ndaj opozitës me fustan krahasuar me MC gonigal me kollare janë njësoj.
E di që ju do e përçoni si një frymë anti -amerikane këtë por ne nuk jemi anti-amerikane. Ju jeni duke manipuluar duke përdorur citatet e Enver Hoxhës” tha Berisha.