Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Ibrahimaj është pyetur mbi arrestimin e sekretarit të përgjithshëm të Financave Arlind Gjokutaj.
“Ne kemi pasur një qëndrim për çështjet në hetim. Nuk bëhemi gjyqtarë as prokurorë ja kemi lënë në dorë drejtësisë dhe ka treguar se si funksionion. Do presim si do shprehet drejtësia dhe do u bëjmë me dije.”– tha Ibrahimaj.
Nga ana tjetër, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë është shprehur se asnjë pikë e basteve online nuk do jetë në territor. Ministrja u shpreh se ashtu sikurse në çdo vend të botës do të bëhen online.
“Jemi duke punuar për rishikimin e ligjit të basteve sportive online. S’do ketë pikë të hapur në territor por siç ndodh në të gjitha vendet e botës do bëhen online. Njerëzit mund të luajnë online në portale të huaja. Nuk është një fakt që nuk ndodh, Po mund që në bazë ligjit ta rregullojmë këtë proces dhe ta mbrojmë nga infromaliteti.”– tha Ibrahimaj