Policia e Lushnjes ka njoftuar se ka shoqëruar një 55-vjeçar i cili ka qëlluar në ajër me armë gjahu.
Blutë njoftojnë se ngjarja ka ndodhur ndërsa 55-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur.
Njoftimi i policisë:
Shtetasi E. Xh., 55 vjeç, banues në Lushnjë, duke qarkulluar në rrugë në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, dyshohet në gjendje të dehur, ka qëlluar në ajër me armë gjahu.
Arma e gjahut, të cilën 55-vjeçari e kishte me leje, u bllokua në cilësinë e provës materiale.
Shërbimet e Policisë shoqëruan menjëherë në Komisariat shtetasin E. Xh. dhe po kryejnë veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.