Presidenti i Kroacisë: Jam keqkuptuar në deklaratat se “Kosova i është rrëmbyer Serbisë nga bashkësia ndërkombëtare”

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, tha se është keqkuptuar në deklaratat kur i dha të hënën se “Kosova i është rrëmbyer Serbisë nga bashkësia ndërkombëtare”.Milanoviq në konferencë për media të mërkurën së bashku me presidenten e re sllovene Natasha Pirc Musar, ka sqaruar deklaratat e dhëna të hënën që ngjallën reagime të shumta.

“Serbia mbeti pa Kosovën, nuk e dha vullnetarisht, e humbi në luftë. Unë mund të kisha thënë ndryshe, se Serbia ka mbetur Kosovën, por supozoj se të gjithë jemi dakord se Kosova ishte pjesë e Serbisë”, ka thënë Milanoviq, raporton “Index.hr”.

Lawyer No Fee Unless You Win. Find a Lawyer…No Retainers or Hourly Fees. You don’t need to break the bank to get legal…walletgenius.com>

Ai ka thënë se nuk ka pse të bindë askënd për angazhimin e tij për shqiptarët e Kosovës.

Milanoviq po ashtu ka thënë se Serbia duhet ta njohë Kosovën në njëfarë mënyrë dhe ka shtuar se me politikanët e Kosovës ka miqësi të mirë.

Sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe ai ka thënë se duhet të themelohet, pasi është nënshkruar dhe miratuar ajo.

Presidenti i Kroacisë, Milanoviq, po ashtu ka diskutuar për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Rusisë.

“Rusia po provon diçka me Ukrainën dhe shembulli i Kosovës po i del si gjemb në sy. Rusia do të duhet ta njohë Kosovën në një moment ose të pretendojë se e njeh atë në mënyrë që të legalizojë atë që po bën në Ukrainë. Ky është realiteti. Situata në Ukrainë është fillimi i fundit të një romance në dukje serbo-ruse, nga e cila Serbia do të kuptojë se është një dashnore e mashtruar”, tha Milanoviq.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *