Dy shqiptarë janë arrestuar në Britaninë e Madhe, gjatë një bastisje nga policia në banesën e tyre.
Autoritetet kanë gjetur armë, rroba firmato dhe kanabis me vlerë 48 mijë euro. Shqiptarët e identifikuar si Klajdi Egra dhe Aurel Shima u akuzuan për prodhimin e kanabisit, ndërsa Egra pranoi një akuzë shtesë për posedim të kanabisit me qëllim furnizimin.
Sipas mediave të huaja, Egra, 26 vjeç, i cili ishte ligjërisht me leje të përkohshme qëndrimi, kishte rroba të shtrenjta në dhomën e tij, një thikë dhe çelësa për makinë. Gjurma e gishtit të Egrës ishte në një qese me kanabis të mbyllur me vakum. Në telefonin e tij, kishte video të dërguara dhe të marra të bimëve të kanabisit përmes ëhatsApp-it dhe mesazhe, në shqip, të cilat i referoheshin si “bar” një emër tjetër për kanabis.
Shima, 25 vjeç, qëndroi në një “hotel imigracioni” në Luton, më pas shkoi të jetonte me kushëririn e tij. Atij iu premtuan para për t’u kujdesur për bimët. Në përfundim të gjyqit Egra u dënua me 3 vite e 6 muaj heqje lirie, ndërsa Shima me 12 muaj burg.