SHBA vë sanksione ndaj zyrtarëve dhe kompanive të lidhura me agresionin në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara kanë vëndosur sanksione kundër zyrtarëve dhe bizneseve të lidhura me agresionin rus në Ukrainë. Sanksionet e së mërkurës kanë vënë në objektiv një tregtar armësh, djalin e tij dhe një grup kompanishë në Azi, Evropë dhe Lindjen e Mesme lidhur me përpjekjet për të furnizuar me armë Moskën në luftën e saj gati njëvjeçare.

Departamenti i Thesarit njoftoi sanksione kundër tregtarit rus të armëve Igor Zimenkov, djalit të tij Jonatan-it dhe kompanive të lidhura me “rrjetin Zimenkov” në Singapor, Qipro, Bullgari dhe Izrael, mes disa vendeve të tjera.

“Përpjekjet e dëshpëruara të Rusisë për të përdorur palë të treta, për anashkalimin e sanksioneve amerikane, tregojnë se sanksionet e kanë bërë shumë më të vështirë dhe më të kushtueshme për industrinë ushtarake ruse që të furnizojnë makinerinë ushtarake të Putinit”, tha Zëvendës Sekretari i Thesarit Wally Adeyemo.

Departamenti i Thesarit vuri sanksione ndaj 22 individëve dhe organizatave, për të cilët tha se ishtin të lidhura me rrjetin për menjanimin e sanksioneve me qëllim mbështetjen e makinerisë ushtarake ruse. Masa bllokon çdo llogari që posedojnë subjektet në Shtetet e Bashkuara dhe i ndalon ato të bëjnë biznes me amerikanë apo në Shtetet e Bashkuara.

Rusia tha të mërkurën se furnizimi i Ukrainës me armë me rreze të gjatë veprimi nuk do të frenojnë forcat ruse, por do të rrisë tensionet dhe do të përshkallëzojnë konfliktin. Komentet nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, erdhën mes njoftimeve se Shtetet e Bashkuara po përgatisin një raund të ri ndihmash për Ukrainën që do të përfshinte raketa me rreze më të gjatë veprimi për të ndihmuar forcat ukrainase përballë agresionit rus.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se, sipas dy zyrtarëve amerikanë me dijeni për këtë çështje, një armë e quajtur bomba me diametër të vogël e lëshuar nga toka me një rreze veprimi prej 150 kilometrash ishte pjesë e paketës që pritet të njoftohet këtë javë./VOA

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *