Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate të forta dhe diskutime lidhur me rendin e ditës dhe zhvillimin e interpelancës me kryeministrin Rama për çështjen e ish-zyrtarit të FBI-së McGonigal.
LSA ka publikuar disa momente, ku shfaqen deputetët dhe ministrat në sallë.
Mes këtyre momenteve ku kulmon debati dhe deputetët e PD-së kërkojnë praninë e kryeministrit Edi Rama, siç duket një prej deputetëve socialistë vijon të luajë i qetë shah. Bëhet fjalë për deputetin Eduard Shalsi.