Opozita e kërkon në seancë, Rama reagon nga Facebook-u

Deputetët e opozitës kanë kërkuar ditën e sotme mbajtjen e një interpelance me kryeministrin lidhur me arrestimin e ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal. Kreu i qeverisë mungoi në seancë dhe ia delegoi atë ministres Elisa Spiropali. Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi refuzoi ta zhvillonte interpelancën me ministren.

Kryeministri Rama ka “reaguar” me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ku është fokusuar në portin e ri që do të ndërtohet në Durrës.

“Kënaqësi të shohësh kaq shumë kompani të mëdha ndërkombëtare të interesuara për ndërtimin e portit tregtar në Porto Romano, një nga veprat më strategjike jo vetëm për Shqipërinë por për të gjithë rajonin” – shkroi kryeministri.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *