Deputeti i PD, Gazment Bardhi dhe ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali janë përfshirë në replika, pasi kryeministri ka deleguar pikërisht ministren për interpelancë për çështjen e McGonigal.
Bardhi tha se Rama ka frikë të përballet ndaj “fshihet pas fustanit të Elisa Spiropalit” . Kjo solli edhe reagimin e ministres, e cila ndër të tjera tha se akuzat deklaratat e tij janë për konsum politik.
Bardhi u shpreh: “Ça arsye ka që nuk është këtu, ka marrë prapë raport? Është sëmurë, ka temperaturë? Unë e di pse fshihet, sepse hetimet në SHBA nuk kanë përfunduar ende. Në rastin konkret është situatë tjetër, kemi të bëjmë me një aferë personale dhe unë shpjegimet i kërkoj nga ai. Nëse ka qenë bashkëpunëtore edhe Elisa le të dalë të thotë që kam bashkëpunuar.”
Nga ana tjetër ministrja iu përgjigj: Sërish ju pyes zoti Bardhi pse keni frikë nga gratë nuk e kuptoj? E dyta, nuk ka rëndësi nëse vishem me fustan apo pantallona. E rëndësishme është që këtu të flasim të vërteta. Ne nuk lejojmë të gënjeni, mashtroni dhe trilloni dhe të pretendoni që ne mos t’ju japim përgjigje një më një. Po ju pyes, i doni apo nuk i doni përgjigjet?
Spiropali e quajti deputetin e Partisë Demokratike një profesionis të ligjit dhe nuk mundet të hedhë akuza penale ‘as për Ramën, as për këdo.’