Interpelanca me kryeministrin/ Rama ‘fshihet’ pas Twitter-it: Histeri vetëgjyqësie politike dhe mediatike

Teksa Kuvendi ‘zien’ nga diskutimet lidhur me mungesën e kryeministrit Rama, në interpelancën e planifikuar me të, ky i fundit ka zgjedhur të reagojë nga rrjeti social ‘Twitter’. Ai i quan tallje të politikës dhe abuzim me lirinë e fjalës akuzat për lidhjen e tij me ish-zyrtarin e FBI-së të arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas Ramës, ‘shpifjet po synojnë manipulimin e opinionit’.

“Kjo është një tallje e madhe dhe e shpifur e politikës pa din e as iman me ata që i shkojnë mbrapa kësaj politike figurash të diskredituara, të cilët duan të mbulojnë diellin me shoshë, ndërkohë që marrëdhëniet tona me SHBA dhe institucionet amerikane janë më të forta se kurrë.

Kush i ka dy fije mend e kupton se ç’është e tërë kjo histeri vetëgjyqësie politike e mediatike,mbi një gjyq në Amerikë për një zyrtar të FBI të cilin drejtësia e nongratave këtu pretendon se është korruptuar nga unë, ndërkohë që drejtësia amerikane s’ka asnjë akuzë a pretendim.

Një abuzim total me lirinë e fjalës,me të vërtetën,me publikun,në një dëshpërim total moral, politik, elektoral, ku me shpifje ekstreme synohet manipulimi i opinionit me një çështje të hetuar nga drejtësia amerikane që ka shkuar në gjykatë e që s’ka asnjë lloj lidhje me ne këtu!” – shkroi kryeministri në Twitter.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *