Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka mbajtur një deklaratë për shtyp pas përfundimit të seancës së sotme parlamentare në të cilën nuk ishte i pranishëm. Ai e quajti akt të turpshëm mungesën e kryeministrit Rama në interpelancën e planifikuar për ditën e sotme.
“Ka fjalë që kryeministri i Shqipërisë është i përfshirë në vorbullën e madhe, ka një detyrim ligjor dhe institucional të përgjigjet në interpelanca, personalisht, jo për ta deleguar. Të dhënat kanë dalë nga zyra e kryeministrit, takimet e personave të marrë si të pandehur janë bërë me të, jo me një person tjetër. Më e pakta do të ishte ardhja në parlament” – u shpreh Alibeaj.
Ai theksoi se opozita po e kryen detyrën e saj, siç përcaktohet në rregullore, duke kërkuar interpelanca por fakti që kryeministri nuk po përgjigjet tregon se “ky vend de facto nuk ka kryeministër.”
“Heshja u takon vetëm atyre që janë marrë të pandehur nga drejtësia. Heshtja e tij tregon inkriminimin e tij” – tha Alibeaj.
Ai kërkoi nga organet e drejtësisë që të vijojnë me hapjen e një procedimi penal, dhe të mos mbeten tek kërkimi i të dhënave.
Lidhur me pjesëmarrjen në protestën e 11 shkurtit të organizuar nga kryetari i PD-së ai u shpreh: “Unë protestoj gjithmonë, bazur në ligj në fakte, do të jem gjithmonë atje ku kërkohet goditja e kryeministrit. Sot jemi për nje çështje tjetër”