Banka Kombëtare e vendit njoftoi se sot, Australia ka vendosur të zëvendësojë kartëmonedhën e saj 5 dollarë Australiane me mbretëreshën Elizabeth II me një dizajn të ri që do të pasqyrojë dhe nderojë historinë e kulturës indigjene të kontinentit.
Në deklaratë thuhet se: “Vendimi pasoi konsultimet me qeverinë federale, e cila mbështet ndryshimin”. Autoritetet australiane janë shprehur se pas vdekjes së Elizabeth II, imazhi i mbretit Charles III nuk do të zëvendësojë automatikisht imazhin e mbretëreshës së ndjerë britanike në kartëmonedhën prej 5 dollarësh dhe se mund të zëvendësohet me motive australiane.
Ata shtojnë se në anën tjetër të kartëmonedhës, si më parë, do të jetë një foto e parlamentit. Kartëmonedha Australiane 5 dollarë është e vetmja kartëmonedhë në vend që mban imazhin e Mbretëreshës. Monedhat australiane duhet të kenë imazhin e monarkut britanik dhe monedhat e reja do të kenë imazhin e mbretit Charles III.