Incident në Egje mes Turqisë dhe Greqisë

Mediat greke kanë publikuar me video momentin kur një anije turke ka kryer manovra në ishullin ishullin grek Farmakonisi me qëllim për të gjuajtur rojen bregdetare greke.

Incidenti i cili ka ndodhur në 5 janar të këtij viti tregon momentin kur anija turke hyn në ujrat territoriale greke ndërsa rojet bregdetare qëllojnë me plumba në ajër kur skafi afrohet aq shumë sa duket se ka duket sikur do që të përplasë varkën.

Greqia e ka cilësuar incidentin si një provokim të rëndë nga ana e turqve. Anija e Rojës Bregdetare ishte në mision pasi kishte identifikuar tre anije peshkimi turke që kishin hyrë në ujërat greke.

Rojet greke të portit e kanë marrë situatën me shumë gjakftohtësi ndërsa lëvizjet e rrezikshme të turqve i kanë regjistruar me video duke e publikuar në mediat greke. Në video shihet qartë se ekuipazhi grek që bllokon anijen turke dhe e mobilizon atë.

Një zyrtar i Rojes Bregdetare me përvojë operacionale ka deklaruar se qëllimi i Greqisë nuk është të shkaktohen konflikte të mëtejshme por të ruhen me vendosmëri kufijtë, ndërsa qëllimi i turqve është të godasin dhe të shkaktojnë dëme të rënda materiale në anijet greke.

“Për sa kohë Turqia nuk ndryshon qëndrimin e saj, incidente të tilla do të vazhdojnë ”, kanë theksuar zyrtarët e Rojës Bregdetare për protothema.gr.

Në Egjeun Lindor, kufijtë detarë ruhen me më shumë se 70 anije dhe 2500 personel. Në muajt e fundit, numri i incidenteve kufitare me anijet detare turke që lidhen me shkeljet e ujërave territoriale greke ka arritur në 1798.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *