Aplikimet për kreun e ri të Gjykatën Kushtetuese kanë përfunduar.
Në kuadër të procedurës së zgjedhjes së Kryetarit të Kushtetueses sot u zhvillua një mbledhje mes gjyqtarëve, ku u konstatua dhe përmbyllja e afatit të aplikimeve. Për këtë pozicion kanë shprehur interesin 3 gjyqtare, të renditura më poshtë, sipas rendit alfabetik, me bazë mbiemrin:
1. Fiona Papajorgji
2. Marjana Semini
3. Holta Zaçaj
Më datë 15 shkurt 2023 ora 10:00, mbledhja e Gjyqtarëve, në bazë të parashikimeve ligjore, ka vendosur të zhvillojë mbledhjen e saj të radhës për të dëgjuar platformat dhe vizionin e secilës kandidate, për të vijuar më tej me procedurat e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.