Një 42-vjeçar shqiptar është dënuar me 4 muaj burg dhe 400 euro gjobë për vjedhjen e një portofoli, në një autobus në Belgjikë.
Mediat vendase shkruajnë se me kartën bankare, shqiptari kishte blerë 15 paketa cigaresh.
Ngjarja ka ndodhur më 2 janar dhe viktima e këtij incidenti është një student 22-vjeçar. I riu kishte bërë kallëzim për humbjen e portofolit, i cili përmbante kartën e tij të banës, identitetit, patentës dhe të studentit.
Në bazë të përshkrimit që 22-vjeçari bëri, policia verifikoi se autori është shqiptari me iniciale T.S, banues në qendrën e azilit në Arendonk.
Gjatë kontrollit në dhomën e tij, policët zbuluan se 42-vjeçari kishte blerë 15 pako duhan me kartën bankare të vjedhur.
Si përfundim një gjykatë në Turnhout e dënoi shqiptarin me 8 muaj burg, nga të cilat do bëjë vetëm 4, pasi pjesa tjetër do të shlyhet në formë gjobe prej 400 eurosh.