Kryeministri Edi Rama duket se do të dalë sot te të gjitha studiot televizive për të justifikuar aferën me ish-zyrtarin e FBI.
Teksa të gjithë e prisnin që ditën e sotme të jepte sqarime në Kuvend, mesa duket ai ju tremb interpelancës dhe vendosi të bojktojë seancën.
Por kryeministri duket se ka gjetur një metodë tjetër për të justifikuar skandalin. Sot në mbrëmje, ai do të dalë thuajse në të gjitha studiot televizive.
Rama do të ndërhyjë përmes lidhjeve Live në emisionin “Top Story” të Grida Dumës, do të ndërhyjë në “Euronews”, po ashtu në “Report Tv” si dhe në “MCN TV”. I vetmi emision ku Rama nuk pritet të ndërhyjë është “Opinion”, pasi aty do të jetë i ftuar Kreu i PD, Sali Berisha. Kryeministri po shmang një përballje me televizive me Berishën.