Publikohen pamjet e para nga vendi ku çifti Qemal dhe Mendurie Bici u gjetën të vdekur nga djali i tyre 20-vjeçar. “Priza.al” sjell pamjet nga vendi ku ndodhi krimi i dyfishtë, ku shtëpia është e rrethuar nga nga policia dhe të afërm të viktimave, që kanë shkuar në vendngjarje.
Ngjarja tragjike ndodhi pak më parë, ku 56-vjeçari Qemal Bici masakroi me sëpatë bashkëshorten e tij, 53-vjeçaren Menturie Bici, dhe më pas u var në një pemë pranë banesës.
Ndërkohë gjithashtu mësohet se djali adoleshent i familjes Bici, i cili gjeti trupat e pajetë të dy prindërve të tij është në gjendje të rëndë psikologjike.