Ditën e sotme pritet të kemi mot me vranësira dhe reshje shiu me intensitet deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit.
Në zonat malore kryesisht në juglindje do të ketë reshje dëbore me intensitet deri në mesatar.
Kjo situatë do të mbetet prezente deri pak para mesdite e më pas do të mbizotërojë orët me diell.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare 1-10m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës nga 1 deri në 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat bregdetare 5 deri 12°C
në zonat malore -1 deri 6°C
në zonat e ulëta -1 deri 12°C