Gjykatat e Apelit në vend janë bashkuar në atë të Tiranës, e cila tashmë njihet si “Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm”. Siç u njoftua pak ditë më parë, çështjet që kanë nisur gjykimin në ‘Apelet’ e rretheve do të vijojnë atje, teksa për ato që nuk ka nisur ende procesi shorti do të hidhet ditën e sotme. Sipas njoftimit të institucionit, shorti elektronik do të mbahet në orën 13:00 dhe do të jetë publik. Rezultatet e tij do të publikohen edhe në faqen zyrtare të gjykatave.
Njoftimi:
Përshëndetje!
Në zbatim të vendimit nr.505 datë 21.11.2022 “Për fillimin e funksionimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm”, për menaxhimin e cështjeve gjyqësore, nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ju bëhet me dije se:
Sot më datë 03.02.2023 , ora 13:00, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, fillon procedura e rindarjes me short elektronik të cështjeve gjyqësore.
Në kuadër të transparencës, shorti është publik dhe mund të jetë i pranishëm çdo person i interesuar. Gjykata e Apelit të Juridiskionit të Përgjithshëm për t’iu ardhur në ndihmë të gjithë personave që kanë çështje gjyqësore, do të bëj publike çdo short në faqen zyrtare të webit www.gjykata.gov.al.
Ju faleminderit!