Një tjetër aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në vend. 66-vjeçari me inicialet Q.T. ka humbur drejtimin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga. Fatkeqësisht ai ka humbur jetën, pas plagëve të marra.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 09:00, në fshatin Jubë, Durrës, shtetasi Q. T., 66 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë, motomjeti ka dalë nga rruga. Nga ky aksident, 66-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.